Procesi i integrimit është I DETYRUESHËM* për të sapoardhurit me vendbanim në Valoni që flasin frëngjisht, të cilët janë midis moshës 18 dhe 65 vjeç me kombësi të huaj, banorë të ligjshëm për më pak se 3 vjet dhe që kanë një leje qëndrimi për më shumë se 3 muaj.
* Shënim: ka njerëz që përjashtohen nga ky detyrim.
Publiku i përjashtuar. Njerëzit të cilët:
- kanë qëndruar ligjërisht në Belgjikë për më shumë se 3 vjet;
- nuk kanë leje qëndrimi;
- kanë një leje qëndrimi për më pak se 3 muaj;
- janë qytetarë të Bashkimit Evropian, të Zonës Ekonomike Evropiane, të Zvicrës;
- janë anëtarë të familjes së një qytetari të Bashkimit Evropian, të Zonës Ekonomike Evropiane, të Zvicrës.
Publiku i përjashtuar. Njerëzit të cilët:
- kanë marrë tashmë certifikatën e pjesëmarrjes ose ndonjë certifikatë tjetër të këtij lloji të lëshuar nga një komunitet ose rajon tjetër i vendit;
- paraqesin një certifikatë mjekësore që vërteton pamundësinë e ndjekjes së kursit të integrimit për shkak të sëmundjes ose paaftësisë së rëndë;
- kanë marrë një certifikatë ose diplomë në arsimin belg;
- janë nën moshën 18 vjeç ose 65 vjeç e lart;
- punojnë të paktën me kohë të pjesshme për një periudhë të vazhdueshme prej më shumë se tre muaj;
- janë studentë të rregullt ;
- janë studentë shkëmbimi eksperience;
- përfitojnë nga një bursë për të marrë një doktoraturë;
- janë mësuesit që punojnë në një institucion të arsimit të lartë të njohur në Federatën Valoni-Bruksel;
- janë shtetas të Turqisë ose të një Shteti që ka lidhur marrëveshje shoqërimi me Bashkimin Evropian që përmbajnë një klauzolë qëndrimi identike me atë që rregullon marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë ;
- personat që përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.